Tritan Kalo thirrje qeverisë: Rroga ime për herë të fundit është rritur në 2013

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë kryeministri francez nënshkroi rritje page për të gjithë personelin mjekësor duke i vlerësuar për punën e tyre në përballjen e koronavirusit të ri, Covid-19.

Duke marrë shkas nga ngjarja në Francë, mjeku infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje qeverisë për rritje page pasi me qetësimin e situatës pak do të mendohet rritja e saj.

Më tej, Kalo shkruan se paga e tij nuk është rritur asnjë qindarkë që prej vitit 2013, ndërsa gjithashtu shton se shumë mjekë e infermierë do të ri-shohin largimin nga puna si opsionale.

Reagimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE e përtej tyre…Me rastin e 14 Korrikut, ditës Kombëtare të Francës MIRËNJOHJA e Presidentit Macron vajti për PERSONELIN Mjeksor, i cili në vijën e parë po përballet me sfidën sëmundje-shkaktuese dhe jetë-marrëse të Sars-Cov2/Covid-19….Po dje Kryeministri i vendit nënshkroj me Sindikatën e Personelit Mjeksor një rritje të pagës prej 183 Eurosh në muaj….A PO MENDOHET një gjë e tillë edhe për Personelin tonë Mjeksor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre…BONUSI mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë sepse ai taksohet si një shpërblim, NUKU është zgjidhje afatgjatë….PËR RIKUJTESË paga ime NUKU është rritur asnjë qindarkë që prej 23 Qershorit 2013…Të mos harojmë jetët e qindra Mjekëve, Infermjerëve dhe Personelit ndihmës të humbura në këtë betëjë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…..HEKURI rrihet sa është ende i nxehtë…Me qetsimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, PAK do të mendohet për rritjet e pagave në Shëndetësinë tonë Publike, dhe jam i bindur se shumë Mjekë e Infermjerë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..MENDONI dhe REAGONI me kohë JU drejtues të këtij vendi, sepse BURIMET NJREZORE CILËSORE nuku janë të pashterëshme në fushën e DHËNIES së PËRKUJDESIT MJEKSOR…..Një REAGIM i tillë nga unë është një e drejtë DEMOKRATIKE…Ditë të mbarë Mantelbardhë, Infermjerë, Farmacistë, Sanitarë, Imazheristë, Barrelmabjtës, Shoferë, Laborantë, etj., dhe PËRKUJDESUNI për çdo çast për jetët tuaja!!!

Të fundit

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Korrupsioni, pse politika spanjolle vazhdon të dështojë në pastrimin e vetes

Nga María Ramírez Më 31 maj 2018, Pedro Sánchez, në atë kohë lider i opozitës socialiste, mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë prezantimit të mocionit...

“Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta”, Rama publikon pamjet

Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë. Rama shprehet se ky aks...

1905 – Rebelimi në anijen luftarake “Potemkin”: një pararendës i Revolucionit Rus

Më 1905, gjatë Luftës Ruso-Japoneze, shpërtheu një nga episodet më të famshme të mosbindjes ushtarake në historinë moderne: rebelimi i marinarëve në anijen luftarake...

Lajme të tjera

Web TV