VIDEO/Meta poston deklaratën e Ramës më 2013-tën: Merita më e madhe e PS është …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me ndryshimet kushtetuese që po kërkon të bëjë mazhoranca dhe opozita parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe heqjen e koalicioneve.

Kreu i shtetit ka publikuar një video në rrjetet sociale të deklaratës së Edi Ramës më 23 nëntor të vitit 2013 gjatë konferencës për 15 vjetorin e Kushtetutës së Shqipërisë.

Rama në atë kohë deklaronte se çdo ndërhyrje në Kushtetutë s’mundet kurrsesi që të jetë një proces partiak dhe aq më pak një proces politik i njëanshëm.

“Çdo ndërhyrje në Kushtetutë, pavarësisht se nuk përbën asnjë lloj sakrilegji në vetvete, imponon domosdoshmërisht që në funksion të stabilitetit dhe në forcim të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë dhe më fillestar i saj. S’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe aq më pak një proces politikisht i njëanshëm. Padyshim, edhe në qoftë një proces politikisht i gjithanshëm, kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi, në jetën e të cilit partitë politike përfaqësojnë shumëçka por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka” ka deklaruar Rama në atë kohë.

“Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje! ???
Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!”, shkruan Meta krahas videos.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1652909178202833/

Të fundit

Britania ka një marrëdhënie të çoroditur me paratë

Nga Polly Toynbee Sigurisht që punonjësit e sektorit publik duhet të paguhen siç duhet. Por në një shoqëri ku pagat...

Trump: Marrëveshja bërthamore nuk është prioritet

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se SHBA-të do të zhvillojnë bisedime me Iranin javën e ardhshme lidhur me një marrëveshje të mundshme bërthamore,...

Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Blegtorët në fshatin Suk 1 të Roskovecit po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të çmimit gjithnjë e më të ulët me të cilin...

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Lajme të tjera

Web TV