Një baba kinez është kapur nga kamerat përreth duke varur djalin e tij nga një shkëmb për të arritur në një video ndryshe nga ajo ç’ka jemi mësuar të shohim në ditët e sotme.
Videoja është filmuar në një vend skenik në Pekin, Rruga Hongjing, një rrugë 19 kilometra e gjatë që njihet për peizazhet e bukura dhe kthesat e mprehta.
Thuhet se shkëmbi arrin në një lartësi prej 905 metra mbi nivelin e detit.
Videoja që bëri xhiron e botës zemëroi mijëra përdorues kinezë të internetit duke akuzuar babanë.
“Ai nuk meriton të jetë baba! Më vjen shumë keq për fëmijën që ka një prind të tillë!”, ata kanë mbetur të tmerruar, duke kritikuar sjelljen e pamenduar të prindit./Sa.Ka/Fjala.al/