VOA: Personeli shëndetësor në Shqipëri ndjehet i pasigurtë në punë gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, u njoftuan sot edhe 4 vdekje të tjera prej koronavirusit, të moshave nga 21 vjec deri në 67 vjeç. ndërsa nga testet e fundit gjetën 85 persona të tjerë të infektuar.

Prej 26 qershorit e deri sot autoritetet shëndetësore po njoftojnë një seri vdekjesh thuajse të përditshme nga 2-4 persona prej koronavirusit.

Spitali Infektiv është në gjendje kritike, ku shpesh numri i shtrimeve është më i lartë se ai daljeve. Aktualisht aty janë të shtruar 88 persona, 16 nga të cilët në terapi intensive.

Gjendja vlerësohet e rëndë jo vetëm për pacientët, po edhe për vetë mjekët dhe personelin ndihmës.

Shoqata “Together for Life” publikoi sot një studim, sipas të cilit, pjesa dërrmuese e personelit shëndetësor ndihet i pasigurtë në vendin e punës, për shkak të mungesave në pajisjet mbrojtëse dhe për testimet e pakta që bëhen ndaj tyre.

“Mbi 60 për qind e personelit shëndetësor pohojnë se ndihen pjesërisht të sigurt ndërsa afro 30 për qind të tjerë nuk ndihen aspak të sigurtë nga infektimi i mundshëm në vendin e punës” – thotë Denisa Canameti, drejtuese e grupit të studiuesve pranë shoqatës “Together for Life”.

Studimi zbuloi se më shumë se gjysma e personelit shëndetësor ka shprehur shqetësim për kushtet e trajtimit të pacientëve me covid-19.

Ata pohojnë se ka një nivel të ulët të testimeve për vetë personelin shëndetësor he familjarët e tyre edhe pse kanë shenja të infektimit.

“Afro 40 për qind e peronelit shëndetësor janë ankuar tek shefat për mungesë të materialeve të mbrojtjes personale, ndërsa 30 për qind nuk janë ankuar ose nga frika se humbi vendin e punës, ose sepse nuk ka besim tek dhënia e ndonjë zgjidhjeje” – tha zonja Canameti.

Lexo edhe :  Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Sipas studimit, më tepër se gjysma e personelit shëndetësor pohojnë se po punojnë nën stress, prej mungesës së mbrojtjes dhe prej zbatimit për herë të parë të protokolleve.

Por edhe më problematike është gjendja tek punonjësit e sistemit shëndetësor parësor, të cilët i sigurojnë me paratë e tyre mjetet mbrojttëse përballë mijëra vizitave mjekësore të qytetarëve, ndërsa testimi i tyre për infektim është dy herë më pak se ai në spitale, ndaj edhe dy mjekët që humbën jetën ishin në systemin parësor ose ishin jashtë spitaleve COVID./VOA

Të fundit

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone,...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj në gjashtë kategori: 1. Ata që...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë në Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me...

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua si Kryetare e Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV