EMRAT/ Kush janë 32 deputetët shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut do të kenë një numër më të lartë deputetësh në parlamentin e ri sesa në atë të kaluarin.

Pas numërimit të 99% të votave rezulton se partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë në Kuvend.

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit do të ketë 15 ulëse, pesë më shumë nga sa kishte në përbërjen e kaluar.  Në njësinë numër gjashtë ka fituar me 7 deputetë, në njësinë e pestë 3 deputetë, njësia numër dy do të ketë tre deputetë, ndërsa në njësinë numër një, 2 deputetë.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Afrim Gashit do të ketë 12 mandate deputetësh. Në njësinë gjashtë këto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë. Ndërsa, Partia Demokratike e kryesuar nga Menduh Thaçi mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.

NJËSIA ZGJEDHORE 1

BDI:

Izet Mexhiti
Arben Ziberi

BESA: Zeqirija Ibrahimi

AAA: Skender Rexhepi

ASH: Abdulla Saliu

NJËSIA ZGJEDHORE 2

BDI:
Arbër Ademi
Berat Ajdari
Merita Koxhaxhiku

BESA: Afrim Gashi

ASH: Elmi Aziri

AAA: Safije Sadiki

NJËSIA ZGJEDHORE 5

BDI:
Agim Shaqiri
Ismail Jahoski
Arbana Pasholli

ASH:
Syrija Rashidi
Remzi Memedi

NJËSIA ZGJEDHORE 6

BDI:
Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
Shpresa Hadri
Branko Manajlovski
Xhevat Ademi
Mirsade Emini-Asani
BAjram Kadrija

PDSH:
Menduh Thaçi

BESA:
Bilall Kasami
Fadil Zendeli (RDK)

ASH:
Ziadin Sela
Adnan Neziri
Ilire Dauti
Hysni Ismaili
Halil Snopçe
Artina Qazimi

/En.Br./Fjala.al