Pandemia/ Halit Valteri: Rrisni testimet, shqiptarët po i vret frika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa në vendin tonë çdo ditë regjistrohen shifra të larta të infektuarish nga koronavirusi, deputeti demokrat Halit Valteri nga salla e Kuvendit kërkoi rritjen e numrit të testimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-it.

“Duke parë situatën tejet të rënduar të COVID-it dhe shtimin e rasteve në spitale, do ju lutesha si drejtues i këtij parlamenti, të bëjmë ligj, VKM apo ç’të jetë, sa më shumë testime, të bëhen një mijë apo 2 mijë testime në ditë.

Shqiptarët nuk po i vret vetëm COVID, por pakujdesia dhe frika. Zoti Balla ti bëjë një kërkesë qeverisë që të bëjë 2-3 testime në ditë”, u shpreh Valteri.

Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u kërkoi deputetëve në sallë në fillim të seancës që të vendosin maskën mbrojtëse.

“Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet. Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para.

Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës. Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online”, tha ai, teksa dje qeveria e vendosi që të jetë me detyrim në ambientet e mbyllura.

Ndërkohë që deputeti Korab Lita u shpreh se “Është e kotë të bëjmë mbledhjet online, kur deputetët po rrinë grumbuj në kafe”.

Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 96 raste të reja pozitive dhe 4 viktima në 24 orët e fundit në vendin tonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha sulmon Ramën nga Shkodra: Hajdut i shqiptarëve, mashtrues dhe banal!

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Shkodër deklaroi se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka vjedhur...

Kush është Papa i ri, Leo XIV?

Në një moment historik për Kishën Katolike, Kardinali amerikan Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, duke marrë emrin Leo XIV. Robert Francis Prevost...

Berisha: Papë i ri u zgjodh një Donald Trump në Vatikan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Shkodër, në takimin përmbyllës të fushatës, nga ku u shpreh plot optimizëm që jo...

Diferenca PS-PD shfaqet qartë me dy mitingjet krahasuese, demokratët dështuan

Teksa na ndajnë 3 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike janë duke zhvilluar takimet e fundit përmbyllëse në 12 qarqet e vendit. Ditën...

Krimet e Ballit që nuk harrohen/ 81 vjet nga vrasja e pabesë e Thoma Kalefit

Nga ARTUR  AJAZI Në 9 maj mbushen plot 81 vjet nga pushkatimi i të riut komunist, nënshtetasit amerikan që dha jetën për çlirimin e Shqipërisë,...

Lajme të tjera

Web TV