Përçahet Lazio, Presidenti merr në pyetje gjithë skuadrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Lazios ndodhet në një situatë shumë kritike mes përplasjeve të ndodhura së fundmi midis ekipit dhe stafit teknik.

Kjo përçarje e të kaltërve të Italisë ka vënë në lëvizje Presidentin e klubit, Claudio Lotito-n raportojnë mediat italiane.

Ai ka vendosur të marrë në dorë situatën pas përplasjeve të ashpra midis lojtarëve, stafeve teknike dhe atyre mjekësore për rezultatet negative të javëve të fundit në kampionat.

Lotito bisedo me të gjithë lojtarët e skuadrës dhe më pas ka komunikuar dhe me stafin mjekësor bardhekaltër, të cilët akuzohen se kanë furnizuar me lëndë ushqimore të papërshtatshme futbollistët.

Ndonëse nga lojtarët pretendohet se rezultatet negative kanë ardhur si pasojë e  kequshqyerjes, për Lotiton kjo nuk është arsyeja e mjaftueshme për të justifikuar ecurinë shumë ta pakënaqshme të ndeshjeve të fundit.

Në ndeshjen e fundit atë me Udinesen, Lazio zhgënjeu duke barazuar 0-0. Ky Lazio nuk është ai i para karantinës, kohë kur të kaltrit renditeshin të dytët dhe dinin  vetëm të fitonin.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Lajme të tjera

Web TV