Zbardhet ligji/Qeveria heq taksat për biznesin e vogël, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga 1 janari i viti që vjen, zerohet tatimfitimi për bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë.

Gjithashtu përjashtohen nga TVSH-ja bizneset me xhiro deri në 8 milionë lekë. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Qeveria ka draftuar dhe ka kaluar për miratim në mbledhjen e së mërkurës ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Tatim Fitimi

Aktualisht, bizneset e vogla, nga 0 deri në 5 milionë lekë, e kanë zero tatimfitimin, ndërsa nga 5 në 14 milionë lekë paguajnë tatimfitim prej 5%. Me ndryshimet e bëra, sipërmarrjet e vogla çlirohen nga kjo taksë. Nga ana tjetër, bizneset e mëdha, pra, me të ardhura mbi 14 milionë lekë, paguajnë tatimfitim prej 15%.

Jo më larg se dy vite më parë, kur qeveria lehtësoi peshën për bizneset e vogla, duke e bërë 5 për qind tatimin mbi fitimin për të ardhurat deri 14 milionë lekë, argumentonte që pragu 8 milionë i caktuar ishte burim për evazion fiskal. Kjo, sepse deri në 8 milionë bizneset asokohe paguanin 5 për qind tatimfitim dhe mbi 8 milionë paguanin 15 për qind.

“Bizneset e vogla ngurrojnë për të deklaruar xhiron reale, pasi nëse kjo xhiro është 7,9 milionë ky biznes paguan 5% tatim mbi fitimin neto të tij dhe nëse xhiroja e tij do të rritet në 8,1 milionë, ai paguan jo 5%, por tre herë më shumë, 15% tatim mbi fitimin. Pikërisht për të shmangur këtë problem, po prezantojmë rishikimin e pragut dhe të ngarkesës fiskale të tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël, duke synuar që pragu 8 milionë lekë të rritet në një kufi të arsyeshëm 14 milionë lekë në vit”, thuhej në relacionin që shoqëronte ndryshimet ligjore.

Lexo edhe :  Trashëgimia që lindi vëllain e panjohur/ Përplasja e ashpër nënë e bijë: E ka bërë ligji!

Por sistemi i ri i taksimit duket që është një risk më vetë, të cilin qeveria e ka shpërfillur. Favorizimi i bizneseve të vogla mund të konsiderohet një ‘goditje’ për bizneset e mëdha dhe mund të bëhet shkak po ashtu për evazion fiskal, pasi nuk krijon një taksim progresiv, sikundër është propozuar edhe nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. TVSH Me ndryshimet e miratuara dje, qeveria ka rritur pragun edhe për TVSH-në.

Kështu, bizneset me të ardhura deri në 8 milionë lekë, nuk do të paguajnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Dy vite më parë, qeveria vendosi të ulë pragun, nga 5 milionë që ishte, në 2 milionë, një vendim ky që u kontestua jo pak nga shoqatat e bizneset, por që, sipas qeverisë, ishte për të disiplinuar bizneset e vogla.

“Përfshirja e subjekteve në regjimin normal të TVSH-së mundëson deklarimin e transaksioneve të shitjeve dhe blerjeve nga të gjitha palët e përfshira në transaksion, duke mundësuar gjithashtu kryqëzimin e këtij informacioni në funksion të miradministrimit të tatimit”.

Dy vite më pas është sërish kjo maxhorancë që rishkruan ligjin, duke e çuar pragun nga 2 milionë në 8 milionë lekë. Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 32.5 mijë subjekte të vogla që janë të përfshirë në skemën e TVSH-së, të cilët prej 1 janarit do të dalin nga skema. TVSH-ja është zëri kryesor që sjell të ardhura në buxhet. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në vitin 2019 u arkëtuan në total 132 miliardë lekë nga TVSH, ose 31% e totalit të të ardhurave tatimore.

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Ngrirja e fondeve për institucionet shqiptare, reagon ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një reagimi thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të...

Tirana do të organizojë Kongresin Botëror të së Drejtës në 2027

Në mbledhjen e sotme (29 janar 2025), Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, për ministrinë e Drejtësisë,...

Kirurgu u dëmtua teksa lahej në lumë, Këshilli i Ministrave mbulon shpenzimet për mjekim

Këshilli i Ministrave, ka akorduar 2 milionë lekë për mbulimin e shpenzime të mjekimit për kirurgun Arvin Dibra, i cili pësoi dëmtime të renda...

Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

Pronari i një makine Volkswagen Golf 5 duhet të paguajë 200 mijë euro parkim edhe pse makina e tij nuk bën më shumë se...

Tragjike në Greqi! 60-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe ndërron jetë

Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Shqiptari ka rënë nga skela. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Rios, por fatkeqësisht nuk...

Lajme të tjera

Web TV