Arilena Ara feston 22 vjetorin, befasohet nga festa surprizë

Arilena Ara feston sot 22 vjetorin e saj dhe nuk kishte ku të shkonte më bukur se një festë surprizë me miqtë e saj ku të gjithë e prisnin të veshur me të bardha.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga festa me personazhet e njohur të ekranit shqiptar, ku vëmendje tërhoqi një foto me Flori Mumajesin ku ky i fundit i dhuroi një puthje të ngrohtë në faqe.

Ndër emrat e tjerë të njohur në festën e ditëlindjes përveç Florit dhe menaxherit të saj Popi Kola, ishin edhe Alban Skënderaj, Miriam Cani, Xhensila Myrtezaj dhe Labinot Gashi.

Këngëtarja fryu edhe qirinjtë e tortës, ndërkohë që miqtë e saj i këndonin këngën e ditëlindjes dhe ne gjithashtu e urojmë të bëhet edhe 100 vjeçe.