Eliot Engel humbet zgjedhjet paraprake, përfundon karrierën e gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokrati liberal Jamaal Bowman ka mundur ligjvënësin prej 16 mandatesh të Kongresit amerikan Eliot Engel në garën për një vend në Capitol Hill për të përfaqësuar një pjesë të Nju Jorkut.

Lajmi u njoftua të premten nga disa media amerikane. Gara po shihej me mjaft vëmendje si një provë force e krahut të majtë të Partisë Demokratike ndërsa Joe Biden, që i takon krahut të moderuar të partisë po shkon drejt kandidimit zyrtar të tij për garën presidenciale. Rezultati i 23 qershorit u bë publik të premten nga gazeta “New York Times” dhe “Associated Press”.

Me fitoren e tij në zgjedhjet paraprake, zoti Bowman i dha fund karrierës së gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve të 73 vjeçarit Eliot Engel, i cili është kryetar i një komisioni me peshë në këtë dhomë, atij të Punëve të Jashtme.

Deri më tani gjatë këtij cikli zgjedhor, pesë ligjvënës aktualë të kësaj dhome, dy demokratë dhe tre republikanë, kanë humbur garën për rizgjedhje përballë kundërshtarëve të tyre brenda partisë./VOA

Të fundit

Hapet gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

Përveç këtij kriteri bazë, aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës...

Vatër e re zjarri në Kukës, digjen 2 hektarë sipërfaqe në fshatin Mamëz

Paraprakisht janë rreth 2 hektarë sipërfaqe pyjore e përfshirë, por nxitur nga era, zjarri po zgjeron vatrën. Terreni malor nuk lejon përdorimin e mjeteve...

Në kujtim të viktimave të Srebrenicës, mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Gjatë tri ditëve të ardhshme,...

1937- Traktati i Saadabad, pasqyra e marrëdhënieve rajonale dhe pjesëmarrësit kryesorë

Në vitin 1937, një iniciativë e rëndësishme diplomatike mori formë në Lindjen e Mesme, duke lidhur katër shtete të rëndësishme të rajonit: Turqinë, Iranin,...

Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve më të nxehta të ditës...

Lajme të tjera

Web TV