Opozita: Çështjet e tjera për zgjedhoren të diskutohen vetëm në Këshillin Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni Opozitar jashtëparlamentar në një deklaratë për mediat bën sërish thirrje palëve për miratimin pa ndryshime në Kuvend të marrëveshjes së 5 Qershorit për reformën zgjedhore.

Sipas saj, ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga PS jashtë Këshillit Politik prishin marrëveshjen e arritur mes palëve dhe shton më tej se ajo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike.

Koalicioni Opozitar jashtëparlamentar i bën thirrje Partia Socialiste se nëse është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR

Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njëanshme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Lexo edhe :  Më pak shpendë në Ohër e Prespë, shkak ngrohja globale

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash...

Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali. Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm...

Cila është sëmundja “e heshtur” e syrit? Ja dëmet e pakthyeshme në shikim

Në morinë e sëmundjeve të syrit, Glaukoma njihet si sëmundja “e heshtur” e të parit, pasi dëmtimet nuk evidentohen në fazat fillestare për shkak...

Agnesa, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’

''Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren me disa përkujtimore të ferrit të së shkuarës, siç ishin kampet e...

Detajet e inaugurimit të Trump, 600 të pranishëm! Shumë të ftuar mbeten jashtë Kapitolit

Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e...

Lajme të tjera

Web TV