Akuzajt e Lleshajt/ PD: Publiko emrat ose kërko ndjesë publike për lehjen e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike i ka cilësuar të rreme akuzat e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe sipas saj janë identike me ato të paraardhësit të tij Saimir Tahirit para 4-5 vjetëve, kur droga transportohej me avion dhe qeveria bënte sikur vriste mushkonja.

Në një reagim zyrtar, PD deklaron se fotot e publikuara sot janë vetëm maja e ajsbergut e sipërfaqeve të mbjella me drogë kudo në Shqipëri dhe sipas saj janë prova se kultivimi i kanabisit ka bekimin e kësaj qeverie.

Partia Demokratike i kërkon Sandër Lleshaj të thotë publikisht emrat e atyre që pretendon se janë të lidhur me PD, ose të kërkojë ndjesë publike.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE

Akuzat e rreme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundër Partisë Demokratike për çështjen e kanabisit janë identike me ato të paraardhësit të tij Saimir Tahirit para 4-5 vjetëve, kur droga transportohej me avion dhe qeveria bënte sikur vriste mushkonja.

Historia e afërt na tregon se sulmet politike nuk e ndryshojnë dot faktin se, njësoj si atëherë, Shqipëria është e mbjellë me drogë nga Veriu në Jug të vendit, si pjesë e projektit të Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin.

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë provojnë se trafikantët e drogës janë në shërbim të Partisë Socialiste dhe kanë blerë vota për të mbajtur Edi Ramën në pushtet, duke i siguruar të paktën 20 deputetë.

Fotot e publikuara sot janë vetëm maja e ajzbergut e siperfaqeve të mbjella me drogë kudo në Shqipëri. Janë prova se kultivimi i kanabisit ka bekimin e kësaj qeverie, të deputeteve dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës. Shqipëria është e mbushur plot me kanabis. Kudo është mbjellë drogë dhe fakt është se nuk ka asnjë bos droge të arrestuar, nuk ka asnjë Drejtor Policie të larguar.

Lexo edhe :  "Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur"

Shpifjet nga facebook-u për gjoja lidhje të PD-së me trafikantë droge që ne po denoncojmë çdo ditë, e bëjnë edhe më qesharake reagimin e pasardhësit të Saimir Tahirit, të dënuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Sandër Lleshaj duhet të thotë publikisht emrat e atyre që pretendon se janë të lidhur me PD, ose të kërkojë ndjesë publike për lehjen e radhës kundër opozitës. Në fakt, këto janë thjeshtë shpifje që i shërbejnë Ministrit të Hashashit vetëm për të fshehur trafikantët e drogës dhe për ti ikur fakteve tronditëse të raportit të Antimafias Italiane.

“Shqipëria u kthye në një nga prodhuesit kryesorë në botë për kanabisin dhe në pikë kyçe tranziti për heroinën dhe kokainën nga Afganistani apo Kolumbia drejt Europës”- thotë raporti për periudhën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj.

Në këtë mënyrë, ai ka thyer edhe një rekord të dështimit të qeverisë në luftën kundër trafikut të drogës, duke hyrë në histori si ministri më i dështuar.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV