Tirana ka arritur sot të fitojë me rezultatin 2-0 përballë Flamurtarit në “Selman Stërmasi” duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion.
Bardheblutë shënuan nga një gol për secilën pjesën e parë, ku në të parën realizoi Ernest Muçi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e ’20, ndërsa në të dytën realizoi Ismailgeci në minutën e ’67.
Pas kësaj fitore kryeqytetasit shkuan në kuotën e 69 pikëve, 7 më shumë se Kukësi i vendit të dytë i cili ka një ndeshje më pak. Deri në përfundimin e kampionatit janë dhe dy javë për t’u luajtur dhe e ardhshmja pritet të jetë vendimtare në përcaktimin e fituesit të titullit kampion.
Në ndeshjen tjetër të luajtur në Gjirokastër, Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 0-1 përballë Luftëtarit vendas. Për bardhekuqtë golin e realizoi Blerim Krasniqi në minutën e ’75 të takimit.
/En.Br./Fjala.al