Pas Ramës dhe Bardhit, Këshillit Politik i bashkohet dhe Myslim Murrizi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesë e tryezës së Këshillit Politik të reformës zgjedhore, ditën e hënë në orën 11:00, do të jetë dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i opozitës, Edmond Stojku përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se mbledhja e të hënë në Këshillin Politik do të jetë ndryshe nga herët e tjera, pasi përveç katër përfaqësuesve të përhershëm, do të jenë dhe kreu i PS-së Edi Rama nga mazhoranca, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi nga opozita jashtë parlamentare dhe së fundmi i bashkohet dhe Myslim Murrizi nga opozita parlamentare.

Kjo mbledhje vjen pas kërkesave të mazhorancës dhe opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Postimi i plotë i Edmond Stojkut:

Te nderuar miq!

Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj!

Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per:

1-Sistemin zgjedhor

2-Listat e hapura,

3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike.

Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesit tane ne keshillin politik do te jene Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit te Integrimit Znj. Rudina Hajdari!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV