Poliçan/ Kultivonin kanabis, pranga kryeplakut të fshatit dhe një personi tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Poliçan, dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi e kultivimit të kanabisit.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

S. T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV