Rama reagon pas mesazhit të Thaçit, citon një pjesë të deklaratës së tij (FOTO)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas komunikatës zyrtare të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas 4 dite interviste në Prokurorinë Speciale në Hagë, lidhur me aktakuzën e ngritur për krime lufte.

Rama ka cituar një pjesë nga deklarata e Thaçit, duke rikonfirmuar publikisht edhe një herë mbrojtjen ndaj tij.

“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’ ka thënë Thaçi dhe këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e Presidentit të Kosovës nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157982120831523/?type=3&theater