Humb jetën në moshën 20-vjeçare patinatorja olimpike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patinatorja Ekaterina Alexandrovskaya, ruse me origjinë, e cila garoi për Australinë në Lojërat Olimpike të vitit 2018, u nda nga jeta një ditë më parë në Moskë, në moshën 20-vjeçare. Lajmin e bëri publik Bashkimi Ndërkombëtar i Patinimit.

Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes se Ekaterinës. Ajo ishte një patinatore e talentuar dhe i gjithë komuniteti ynë do të ndjejë mungesën e saj” tha presidenti i organizatës, Jan Dijkema, në një deklaratë.

Për momentin nuk janë bërë detaje të shkaqeve të vdekjes. Mediat ruse shkruajnë se ajo u hodh nga dritarja e apartamentit të saj, madje se është gjetur edhe një letër si mesazh lamtumire. Prej disa kohësh, ajo kishte probleme shëndetësore.

Alexandrovskaya garonte prej vitit 2016 me australianin Harley Windsor. “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se si ndihem tani. Jam i dërrmuar nga humbja e papritur e Katias”, shkroi ai në Instagram.

Të dy kishin fituar Kampionatin Junior të Patinazhit në vitin 2017, si dhe morën pjesë në Olimpiadën e vitit 2018.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Shpërthim pranë një spitali privat në Tiranë/ I vihet tritol makinës së doktoreshës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Pjetër Budi”, në Qytetin Studenti. Lënda...

Premtimi i Lamine Yamal ndaj Henryt pas ndeshjes Barça-Inter

Pas performancës së Lamine Yamal në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Montjuïc, 17-vjeçari foli me CBS Sports për Thierry...

“S’po kërkoj asgjë për veten time”/ Rama flet mbi synimin si kryeministër

ryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin e kësaj të enjte me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Gjatë përgjigjes së pyetjeve nga ndjekësit në rrjete...

1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu

Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kultivon zona e Stëblevës në Librazhd. Rreth 1 mijë ton prodhim i fermerëve ka mbetur stok në...

“Ditë të nxehta na presin!”/ Maj me temperatura qershori, mëngjese e mbrëmje të freskëta

Muaji maj nuk do të jetë tipik pranveror. Sinoptikania Lajda Porja shprehet në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se temperaturat e këtij...

Lajme të tjera

Web TV