Në raportimin e përditshëm Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme ka konfirmuar se në qytetin e Fierit janë regjistruar 7 raste me COVID-19.
6 nga rastet e konfirmuara rezultojnë punonjës të Kadastrës dhe një pjesë e mirë e stafit të karantinuar.
Mësohet se personat e infektuar janë vetëizoluar në banesë ndërkohë që është bërë edhe dezinfektimi i institucionit për të parandaluar përhapjen e virusit.
Në kadastrën Fier punojnë 40 punonjës ndërkohë që vetëm 10 prej tyre aktualisht janë në punë ndërkohë që të tjerët janë në karantinë në shtëpi. Për sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve ai ofrohet normalisht nëpërmjet e-albania dhe sporteleve Adisa. /Ra.My. Fjala.al/