Dy vite më parë e shkarkoi/Rama rikthen në detyrë drejtoreshën e Tatimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në detyrë drejtoreshën e Tatimeve Pranvera Resulaj në qytetin e Vlorës, e shkarkuar nga ky post dy vite më parë nga vet Rama.

Burime bëjmë me dije se numri një i qeverisë ka zhvilluar një takim në fundjavë me strukturat e PS në Vlorë, ka kërkuar dhe rikthimin në detyrë të drejtoreshës sC tatimeve mesa duket “shembullore” Pranvera Resulaj.

Kujtojmë se pak kohë para se të shkarkonte Pranvera Resulajn në vitin 2018, ai i ka quajtur rast unikal të punës në Tatime.

Është rast unikal, s’kam asnjë ankesë për të. Që vlonjatët të ngrenë dorë dhe të shkruajnë mbi tastierë fjalë të mira, kjo nuk ndodh

Pas fjalëve të mira për Pranvera Resulaj, kjo e fundit u shkarkua nga detyra për shkelje që nuk u bënë publike.

Por mesa duket pas dy viteve Rama ka vendosur ta rikthejë në detyrë drejtoreshën  me shpresën se puna e saj do të nxjerrë përsëri të kënaqur vlonjatët.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV