Situatë dramatike në Maqedoni, shënohen 10 viktima brenda ditës nga COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

96 raste të reja, 10 viktima dhe 61 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritet vendase të shëndetësisë raportojnë se rastet  e reja pozitive me COVID-19 janë në: Shkup-24, Kumanovë-6, Shtip-24, Tetovë-7, Strugë-9, Ohër-6, Manastir – 1, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçan-2, Sveti Nikollë-3.

Ndërsa 10 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit janë: katër pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ka ndërruar jetë një pacient i moshës 76 vjeçare. Në SPQ “8 Shtatori” vdiqën katër persona të moshës 85, 71 dhe 53 vjeçare, ndërsa tek një pacient 48 vjeçar virusi është përcaktuar pas vdekjes. Në Klinikën për pulmologji ka ndërruar jetë një pacient i moshës 79 vjeçare, në gastroenterohepatologji një pacient i moshës 79 vjeçare. Në spitalin në Manastir ka ndërruar jetë një pacient nga Kërçova i moshës 82 vjeçare, në Spitalin klinik në Tetovë një pacient i moshës 60 vjeçare. Në Klinikën “Zhan Mitrev” ka ndërruar jetë një pacient i moshsë 62 vjeçare.

Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 61 pacientë të tjerë.

Në total numri i të infektuarve më COVID-19 në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i epidemisë është 9.249 persona, numri i pacientëve të shëruar është 4.871, numri i viktimave është 432, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.946.

Sot është evidentuar një test kontrollues dhe korrigjim tek personat e shëruar nga dje.

Për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

Shkup 4.297, aktivë 1.880
• Kumanovë 912, aktivë 226
• Dibër 173, aktivë 111
• Shtip 606, aktivë 300
• Prilep 312, aktivë 59
• Tetovë 951, aktivë 299
• Strugë 361, aktivë 179
• Veles 206, aktivë 30
• Manastir 89, aktivë 44
• Ohër 244, aktivë 129
• Kavadar 29, aktivë 17
• Gostivar 298, aktivë 196
• Gjevgjeli 19, aktivë 9 (*6 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdancit, një është nga Dojrani)
• Strumicë 31, aktivë 22
• Kriva Pallankë 23, aktivë 9
• Radovish 23, aktivë 19
• Krushevë 13, aktivë 8
• Koçan 90, aktivë 22
• Probishtip 43, aktivë 27
• Demir Hisar 15, aktivë 13
• Makedonski Brod 9, aktivë 5
• Pehçevë 6, aktivë 0
• Berovë 4, aktiv 1
• Vallandovë 6, aktivë 0
• Vinicë 5, aktivë 2
• Dellçevë 1, aktivë 0
• Kratovë 12, aktivë 8
• Shën Nikollë 197, aktivë 182
• Kërçovë 100, aktivë 83
• Resnjë 140, aktivë 56
• Negotinë 22, aktivë 2 (*10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

Lexo edhe :  Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Lajme të tjera

Web TV