Valteri: Nëse Basha ka nevojë për votën time për të ardhur në pushtet, do t’ia jap!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Opozitës parlamentare i ftuar në edicionin qendror të Report Tv, është shprehur se nëse Basha do të kishte nevojë për votën e tij që të ishte në krye të qeverisë, atëherë ai do ti jepte mandatin e tij, por kjo do të ndodhë vetëm nëse Partia Demokratike do ti kërkojë falje publike për ofendimet që i ka bërë atij dhe kolegëve të tij.

“Nëse do të kisha një mandat deputeti do të doja gjithmonë të isha në opozitë. Pse jo do t’ia jepja se unë vij nga PD-ja, unë jam marrë me PD që 15 vjeç, kam 14 vite që jam marrë me atë parti. Kam aksionet e mia, 0.002% janë të miat në PD, gjithkush ka aksionet e veta në PD, aq sa ka Luli aq sa ka Berisha, se unë kam vendin tim në atë parti. Unë ,mund të ndërroj katër a pesë por kam vendin tim në atë parti. Do t’i bashkohesha por duhet t’i kërkonte falje publikut për të gjitha ofendimet që më ka bërë mua e kolegëve të mi”, tha Valteri.

Në lidhje me shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Valteri Në lidhje me shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Valteri tha se seancën e radhës nuk do të kalojë dhe aq pa ndjerë pasi ka ende deputet me cipë që nuk do ta lejojnë të kalojë aq lehtë kjo marrëveshje mes presidentit dhe kryeministrit.

“Ne e dimë shumë mirë eksperiencën e komisioneve parlamentare, asnjë çështje nuk është çuar deri në fund, gjithmonë është gjetur shtegun për të devijuar për t’i bërë bisht konkluzioneve. Më erdhi keq se qytetarëve iu krijua një pritshmëri që peshqit e mëdhenj që i humbën ambasadorit të kaluar do të futen në tiganin e drejtësisë. Por shoh prapë që jemi në pikën zero. Ata 55 deputetë që nëse ata kanë surrat që tu dalin para familjarëve të tyre duhet që në seancën e radhës të votojnë për atë që u ngrit ky komision(shkarkimin e Metës). Janë zhvilluar dhjetëra takime, janë shpenzuar taksat e shqiptarëve, por tregoi që kjo qeveri shpërdoron mundin, nervin e djersën me nisma të kota. Në këtë seancë nuk do të kalojë edhe aq pa u ndjerë sepse ka ende deputetë me cipë që nuk do ta lejojnë të kalojë aq në heshtje kjo marrëveshje mes presidentit dhe kryeministrit. Komisioni gjeti shtegun për faljen e Metës. Nëse do të kisha 84 vota ata do t’i gjenit në burgun e Drenovës ose Recit. Pro shkarkimit do të jetë jo vetëm vota ime. S’jam kundër Ilir Metës si personazh, as si qytetar por kundër si president i republikës, sepse më shumë bën opozitën se presidentin. Nëse do të kërkonte mendimin tim do të ishte mirë të ikte nga posti dhe të bëhej në krye të opozitës. Që prej 2 marsit nuk ka ndodhur asnjë protestë, se ka pasur marrëveshje. Ata janë në marrëveshje prej 30 vitesh, janë po të njëjtët, por thjesht kanë luhatje të humorit me njëri- tjetrin, se kur vjen puna për marrëveshje, ata kurrë nuk kanë qenë të ndarë”, tha Valteri.

Të fundit

Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

"Nëse gjeni përherë e më pak qumësht vendi në tryezat tuaja, kjo është falë qeverisë socialiste. 12 vite vetëm...

“Nuk e di kur ka zgjedhje”… Rama merr në dorë strukturat e Tiranës

Përveç qeverisë dhe Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka marrë në dorë edhe frenat e Bashkisë së Tiranës. Në dy ditë takimesh me listën e...

Sigurimi bujqësor përballë sfidave klimatike. SIGAL mbrojtje për të gjithë fermerët

Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda. Stuhitë, breshëri, zjarret dhe sëmundjet e kulturave po...

Bujqësia, Rama kërkon model të ri zhvillimi, ofrohen dy pika të forta

Nëpër fushat e Shqipërisë nuk mungon vetëm uji, toka apo mundi. Mungon vizioni. Ai që nuk ndërtohet me copa-copa ndihmash, por me plane të...

Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Aeroporti i Rinasit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh për shkak të një greve...

Lajme të tjera

Web TV