Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi e quan një pakt vrasës marrëveshjen e sotme mes PS-së dhe opozitës parlamentare.
Bylykbashi deklaron se vetëm Edi Rama është i aftë që të bëjë një marrëveshje për të prishur një tjetër dhe sipas tij ai e bëri fakt sot se grisi marrëveshjen e “5 Qershorit”.
Ai kujton se 21 korriku është kater vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën që sipas tij u shkel nga Edi Rama menje here pas miratimit të saj.
Reagimi i plotë:
Pakt-vrasesi
Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marveshje per te prishur nje marrëveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marveshje.
Mos harroni! 21 korriku eshte kater vjetori i marveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapercen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)
/En.Br./Fjala.al