Banketi i çmimeve Nobel , darkë prestigjioze që organizohet me të gjithë fituesit çdo vit në dhjetor, është anuluar për herë të parë që nga viti 1956, si rezultat i pandemisë COVID-19, edhe pse çmimet do të jepet tetorin e ardhshëm, njoftoi Fondacioni Nobel.
“Fondacioni Nobel planifikon të mbajë ceremoninë e ndarjes së premisë në Oslo dhe Stokholm në mënyra të reja që do të marrin parasysh kufizimet që lidhen me distancën sociale dhe faktin që vetëm disa ose asnjë nga fituesit nuk mund të marrin pjesë në këtë vend, atje ku dorëzohen,” thuhet në deklaratë.
Hera e fundit që u ndalua banketi ishte në vitin 1956 për arsye politike
Shpallja e laureatëve të Nobelit në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe ekonomi mbetet për datat e planifikuara nga 5 deri në 12 tetor, tha fondacioni.
Banketi i Nobelit nuk u mbajt gjatë dy luftërave botërore, si dhe në vitet 1907, 1924 dhe 1956, tha një zëdhënës i fondacionit. Anulimi i fundit i banketit në vitin 1956 kishte për qëllim mos thirrjen e ambasadorit Sovjetik si rezultat i shtypjes kundër kryengritjes së Budapestit, tha i njëjti burim.
/En.Br./Fjala.al