Dua Lipa nxjerr foton e ‘Shqipërisë së Madhe’, veprimi i Francesco Tottit “tërbon” serbët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shkaktuar “tërbim” te qytetarët serb me një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Dua Lipa ka nxjerrë flamurin e Shqipërisë etnike duke sjellë reagime nga më të ndryshmet.

Padyshim që postimi i këngëtares i ka ngrohur shumë zemrat e bashkëkombasve të saj.

Flamuri që nxori Dua ishte i njëjtë me atë që ndërpreu ndeshjen Serbi-Shqipëri të para 6 viteve.

Megjithatë nga reagimet e serbëve duket se ata nuk e kanë kaluar ende atë ndodhi.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe në Britani, gazetari Sam Strit u mundua t’i tregojë Duas se “kjo gjë është e gabuar”.

Ndërsa qytetarët dhe mediat serbe janë zhgënjyer shumë nga reagimi i ish-kapitenit legjendar Francesco Totti, i cili ka pëlqyer postimin e shqiptares në ‘Instagram’.

Shumë media në Serbi kanë shkruar për këtë reagim si një shenjë kërkese llogarie ndaj Tottit.ka.ta/Fjala.al/