“Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës” premtim tjetër i Bashës në Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vijuar ditën e dytë të takimeve në vizitën dy ditore në Kosovë.

Kryedemokrati është takuar sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nga ku ka deklaruar gjithë mbështetjen e tij dhe zotimin për të bashkrenduar çdo veprim mes Tiranës dhe Prishtinës.

Basha tha se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës është heqja dorë nga protagonizmi i pavend.

Ndërkohë një ditë më parë Basha premtoi heqjen e tarifës për rrugën e kombit.

“Vij me kënaqësi këtu në komunën e Prishtinës. Përpjekjet që kemi bërë në të shkuarën janë një përvojë e vyer për mua ndaj dhe angazhjimi i parë që kam marrë që bashkërendimi mes Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë dhe i sinqertë. Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend.
U dakorduam se procese të tilla si dialogu me qëllim njohjen reciproke shërben më mirë mes një bashkërendimi strategjik me dy partnerët SHBA dhe BE.

Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës që kanë treguar se dinë të përballen me maturi e mençuri me sfida. Republika e Shqipërisë dhe forcat politike në Shqipëri mund edhe të marrin mësim nga Kosova. Shërbimi më i mirë është heqja dorë nga protagonizmi i pavend dhe vënia në dispozicion të Kosovës e gjithë kapacitetit administrativ në Shqipëri.

Askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës që ishte jë luftë mbrojtëse ndaj një agresori me synim spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetëm jam produkt i këtyre spastrimeve etnike që detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova.
Drejtësia nuk mund të ketë dy kute, boll me një peshore që rëndon me akuza ndaj mbrojtësve të viktimave, ndërsa krimet çnjerëzore në Kosovë mbeten pa autorë”, deklaroi Basha.

Të fundit

Rama t’i tregojë Mitsotakis sa e madhe është forca e shqiptarëve në Greqi!

Takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama është mirëpritur nga shqiptarët në Athinë. Pas përfundimit të aktivitetit shumë prej...

Policia bën bilancin/ Arrestohen 10 shoferë të alkoolizuar, mbi 11 mijë gjoba

Policia Rrugorë ka pasqyruar arrestimet, gjobat, pezullimet dhe bllokimet e automjeteve e të shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në periudhën 05.05.2024...

Video-“Famë more, dashurinë e gjete, tani duhet të ikësh”/ Graciano nuk ia përton Heidit

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip ka qenë e përfshirë në shumë debate. Graciano Tagani, një prej banorëve të shtëpisë së...

Silianovska e quajti vendin “Maqedoni”, ambasadorja greke braktis ceremoninë e betimit

Një incident ka ndodhur gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska. Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk...

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Si paraqitet gjendja në vende të tjetra të Evropës? Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CDU)...

Lajme të tjera

Web TV