Heqja e koalicioneve/ Bardhi publikon raportin e “Ligjeve”: Sa herë hap gojën, Rama gënjen për …

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me ndryshimet kushtetuese që po kërkojnë të miratohen nga mazhoranca dhe opozita parlamentare lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Bardhi ka publikuar me video dokumentin zyrtar të raportit zyrtar të Komisionit të Ligjeve për ndryshimet kushtetuese të firmosur nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Me anë të saj, Bardhi fakton ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe sipas tij ky është qëllimi i vetëm i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese.

Postimi i plotë:

Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës. Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10223243178697468/