Masa e Qeverisë/ Pipero: Muzika shëron, mund të shfrytëzohen mjediset e hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero duke iu referuar masave anti-Covid-19 të qeverisë deklaroi se virusi nuk ka fasha orari, por lëviz me ne për sa kohë lëvizim në 7 ditët e javë.

Sipas tij, muzika ashtu sikur dielli shëron, por problem janë të rinjtë që janë transmetues të heshtur siç i cilësoi ai.

Pipero deklaroi se nuk e ka lexuar urdhrin e Qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, por sipas tij mund të shfrytëzohen mjediset e hapura dhe të ketë respektim të protokolleve.

Virusi lëviz me ne, sa kohë lëvizim në 7 ditët e javës virusi do të lëvizë me ne. Virusi nuk ka fasha orari. Unë besoj se ndalimi i funksionimeve të klubeve të natës dhe muzikës, nuk është qëllim në vetvete, por ka për objektiv frenimin e qarkullimin e virusin mes të rinjve që frekuentojnë lokalet e natës.

Muzika njëlloj si dielli, si ajri, apo mjedisi i hapur shëron. Problemi është se të rinjtë nuk e kanë kuptuar që janë transmetues të heshtur, pasi nuk sëmuren kur infektohen, por e transmetojnë virusin.

Të gjitha lokalet dhe baret, si ditën ashtu edhe natën, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë. Klubi i natës është për argëtim. Nuk mund të kërcejmë 2 metra larg njëri-tjetrit. kjo është e dobishme për të frenuar përhapjen e virusit.

Unë nuk e kam lexuar të zbardhur urdhrin e qeverisë, por e kam dëgjuar sikurse e keni dëgjuar edhe ju, që ndalohet muzika pas orës 20:00, jo të mbyllet lokali. Mendoj se mund të shfrytëzohen mjediset e hapura dhe të ketë respektim të protokolleve. Jeta e një qytetari është shumë herë më e rëndësishme se sa një natë argëtimi në fundjavë, që do të jetë një kufizim 2-3 mujor.

U kërkoj të gjithë të rinjve që të bëjnë një sakrificë. Duhet mirëkuptim dhe secili nga ne të bëjë një sakrificë. Edhe kostoja ekonomike do të jetë e rëndë. Prandaj duhet mirëkuptim nga gjithë qytetarët. Askund nuk do të ketë mbyllje nëse respektohen protokollet.” tha Pipero në “Ora News”.

Lexo edhe :  Turizmi i aventurës, projekti i BERZH do mbështesë ndërhyrjet në 4 fshatra të Korçës

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV