“Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës” premtim tjetër i Bashës në Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vijuar ditën e dytë të takimeve në vizitën dy ditore në Kosovë.

Kryedemokrati është takuar sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nga ku ka deklaruar gjithë mbështetjen e tij dhe zotimin për të bashkrenduar çdo veprim mes Tiranës dhe Prishtinës.

Basha tha se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës është heqja dorë nga protagonizmi i pavend.

Ndërkohë një ditë më parë Basha premtoi heqjen e tarifës për rrugën e kombit.

“Vij me kënaqësi këtu në komunën e Prishtinës. Përpjekjet që kemi bërë në të shkuarën janë një përvojë e vyer për mua ndaj dhe angazhjimi i parë që kam marrë që bashkërendimi mes Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë dhe i sinqertë. Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend.
U dakorduam se procese të tilla si dialogu me qëllim njohjen reciproke shërben më mirë mes një bashkërendimi strategjik me dy partnerët SHBA dhe BE.

Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës që kanë treguar se dinë të përballen me maturi e mençuri me sfida. Republika e Shqipërisë dhe forcat politike në Shqipëri mund edhe të marrin mësim nga Kosova. Shërbimi më i mirë është heqja dorë nga protagonizmi i pavend dhe vënia në dispozicion të Kosovës e gjithë kapacitetit administrativ në Shqipëri.

Askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës që ishte jë luftë mbrojtëse ndaj një agresori me synim spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetëm jam produkt i këtyre spastrimeve etnike që detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova.
Drejtësia nuk mund të ketë dy kute, boll me një peshore që rëndon me akuza ndaj mbrojtësve të viktimave, ndërsa krimet çnjerëzore në Kosovë mbeten pa autorë”, deklaroi Basha.

Të fundit

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Lajme të tjera

Web TV