Qeveria miraton projektligjin “Për llogarinë bazike të pagesës”, kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, hartuar nga Banka e Shqipërisë.

Pr/ligji përcakton rregullat dhe kushtet për hapjen dhe përdorimin e llogarisë së pagesave me shërbime bazike për konsumatorët dhe rezidentët në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese brenda Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i së drejtës për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike për konsumatorët, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e konsumatorëve në tregun financiar, bazuar në interesin e tyre të vërtetë për të pasur një llogari të tillë, e cila do t’i lejojë ata të marrin përfitimet që sjell tregu financiar.

Ky ligj nuk zbatohet për llogaritë e pagesave për personat juridikë, mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla e personat fizikë tregtarë. Bankat do ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë.

Përfitues janë personat që trajtohen me pagesën e papunësisë, familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre, individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre, individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre, invalidët e punës, jetimët që kanë përfituar statusin, përfituesit e pensionit social, përfituesit e pensionit të pleqërisë, përfituesit e invaliditetit, si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale, përfituesit e pensionit familjar, si dhe përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë./ S.M

Të fundit

Brenda vitit nis ndërtimi i Urës që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë! Rama: Së shpejti…

Vizita në Mal të Zi në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, i organizuar nga kryeministri malazez...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira.  Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 -15 /msek...

Pak ditë nga finalja e madhe, përplasen sërish Romeo me Eglën: Shpëlaje pak gojën

Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përshirë ditën e sotme në një debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme, gjatë...

“Takimi, valle kuqezi në zemër të Athinës”, Rama: Për një gjë më vjen keq, që…

Nga Mali i Zi ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor kryeministri Rama komentoi edhe një herë ndjesitë që mori nga takimi me shqiptarët...

Marrëveshje me shtet tjetër për emigrantët? Rama: JO-ja mbetet, Italia ha bukë veç

A ka dëshirë nga Britania e Madhe për të përsitur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë Është shprehur dëshira nga Britania e...

Lajme të tjera

Web TV