Miratohen tarifat, ja sa do të paguajë një student që nuk shërben në vend pas diplomimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti të Mjekësisë së Përgjithshme.

Në vendimin e bordit, çdo student që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekësh të reja për çdo vit studimi. Tashmë pritet që të përpilohet kontrata që do të nënshkruajnë studentët.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove për një student që ndjek studimet në fakultetin publik të mjekësisë.

UMT ka përllogaritur prej vitit 2019 të njëjtën kosto studimi, pra rreth 2400 euro. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë

Që prej nisjes së vitit të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, pasi një pjesë e tyre nuk janë dakordësuar me vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë pas studimeve 2 deri 5 vite në Shqipëri./e.t

Të fundit

Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë

Me mjaft interes po pritet vizita e kryeministrit Grek në Turqi, ku do të takohet me presidentin Erdogan. Mediat...

I mbuluar nga vullkane, zbulohet planeti i pazakontë, ja çfarë thonë shkencëtarët

Zbulohet një planet në zjarr, është i mbuluar nga aq shumë vullkane aktive dhe shpërthime llave saqë duket brilant. Është një planet shkëmbor pak më...

Interpreton Orin në Portokalli, aktorja habit me deklaratën: Më mori në telefon dhe…

Odisela Balla, aktorja e njohur e Portokallisë, ka qenë një ndër të ftuarat speciale programit “S’e Luan Topi”. Odisela ka folur për pasionin e saj...

“Absurditet”/ Rama kërkon nga Athina shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Kryeministri Edi Rama nga Athina ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës, që siç u shpreh kreu i qeverisë është një absurditet që duhet...

Rama mesazh Mitsotakis: Të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë!

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët shqiptarë në Athinë. Rama...

Lajme të tjera

Web TV