Rrëzohet betimi i gjyqtarëve përpara noterit, PS pranon dy dekretet e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Ligjeve ka pranuar dekretet e presidentit Ilir Meta duke rrëzuar nismën e ndërmarrë nga socialistët për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në rast refuzimi nga kreu i shtetit.

Këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi i mbrojti dekretet edhe me opinionet e Komisionit të Venecias, të cilat vlerësonin se betimi përpara presidentit nuk mund të shmanget, pasi bie ndesh me Kushtetutën

Deputetja Socialiste Klotilda Ferhati u shpreh se sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë dhe të vendoset në Kushtetutë.

Kjo bëri që socialistët të pranonin dy dekretet e Metës, duke shprehur vendosmërinë se në të ardhmen ky mekanizëm zhbllokues të bëhet në Kushtetutë.

Dervishi: Ajo që nuk është bërë me Kushtetutë, nuk mund të bëhet me ligj. Ligji i miratuar në Kuvend cënon kompetencat e Presidentit. Betimi bëhet vetëm përpara Presidentit dhe askund tjetër.

Etilda Gjonaj: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Të rrëzohen dekretet e Presidentit

Klotilda Ferhati: Komisioni i Venecias na ka thënë se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë, dhe të vendoset në Kushtetutë. Pra, nuk është kundër mekanizmit. Komisioni duhet të pranojë dekretin, dhe më tej të ecim me ndryshime kushtetuese.

Ndryshimi i propozuar nga socialistët parashikonte që betimi anëtarëve të institucioneve të bëhej me shkrim te noteri dhe t’i dërgohej me postë presidentit të Republikës.

Nëse ai nuk e dekretonte brenda 10 ditësh, anëtari konsiderohej automatikisht i emëruar. Ky mekanizëm, sipas Venecias mund të bëhet vetëm me anë të Kushtetutës.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. I plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç, i cili është...

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se...

Lajme të tjera

Web TV