Ali Ahmeti thërritet nga Gjykata Speciale në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë për të dëshmuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë Ahmeti gjatë një interviste për TV21.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se Gjykata Speciale javën e kaluar intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte gjatë luftës Kosovë-Serbi. Ndërkohë ende nuk dihet nëse ftesa e Ahmetit ka lidhje me intervistimin e Thaçit.

Si intervistimi i Thaçit dhe ftesa e Ahmetit po vijnë pasi Gjykata Speciale më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Me Thaçin, në aktakuzë është i përfshirë edhe Kadri Veseli tash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa persona të tjerë emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publik./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që...

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

21 gusht 1911 – Vjedhja jospektakolare që e bëri Mona Lizën të pavdekshme

Nga Leonard Veizi Në agimin e nxehtë parizian të 21 gushtit 1911, korridoret e Luvrit u zgjuan me një boshllëk të frikshëm. Në vendin ku...

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i...

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga...

Lajme të tjera

Web TV