Del pozitiv me virus roja i spitalit psikiatrik në Elbasan, ja nga kush u infektua

Rasti i ri me COVID-19 në qytetin e Elbasanit, i raportuar sot, mësohet se është një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Ai është infektuar me koronavirus nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku është përqendruar vatra kryesore e infeksionit.

Mësohet se pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar djali i tyre, i cili punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan.

Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.

Sot autoritet e shëndetësisë konfirmuan 68 raste të reja me COVID-19, 66 të shëruar dhe tre viktima. Numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 4358 persona, 1775 prej të cilëve janë aktualisht aktivë me COVID-19.

/En.Br./Fjala.al