Hajdari: Kemi 94 vota për ndryshimet kushtetuese, Meta s’bën dot asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha se ka ende kohë për listat e hapura, pasi sipas saj PD nuk duhet të kujtohet si një opozitë që nuk do ndryshim.

Ajo tha se Basha nuk duhet të mbajë peng një opozitë të tërë pasi ka shumë demokratë që mbështesin listat e hapura.

Në lidhje me deklaratat e Presidentit Meta se nuk do i njoh ndryshimet kushtetuese, Hajdari tha se ato i lejon Kushtetuta dhe jo Meta.

“Do ishte vendim i gabuar nëse Basha do të mbante peng një opozitë të tërë , por ka ende kohë për të ndryshuar mendim. Ka shumë demokratë që mbështesin listat e hapura. PD nuk duhet të kujtohet si një opozitë që nuk do ndryshim. Edhe në lidhje me reagimin e Presidentit që thotë se nuk i njoh ndryshimet kushtetuese,  ai nuk mund të bëjë dot asgjë, pasi na e lejon Kushtetuta”, tha Hajdari në “Repolitix”

Në lidhje për votimin më 30 korrikun, Hajdari tha se nuk ka surpriza pasi janë 94 votat për votim të listave të hapura në Kuvend.

“Duhen 94 vota për ndryshime kushtetuese që ne i kemi dhe të 28 deputete iniciues dhe të tjerët që i janë bashkuar kësaj nisme janë të mjaftueshme për të marrë votat që duhen, nuk ka surpriza për votimin në 30 korrik”, tha Hajdari.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

Lajme të tjera

Web TV