Nis mbledhja e Këshillit Politik, pjesë e tryezës dhe i dërguari i ambasadës së SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur para pak minutash në Pallatin e Kongreseve mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Në mbledhje ka shkuar kryeministri Edi Rama dhe negociatori socialist, Damian Gjiknuri, si përfaqësues të mazhorancës, ndërsa nga opozita parlamentare kanë shkuar deputetja Rudina Hajdari dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi.

Ndërkohë, sa i përket opozitës jashtë parlamentare nuk do të marrin pjesë ditën e sotme, por janë shprehur se janë gati të ulen për diskutim të enjten ose të premten.

Mësohet se pjesë e tyrezës së sotme është dhe i dërguari i SHBA-së, Ian Crawford i cili është shefi i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën amerikane. Ian Crawford nuk është emër i padëgjuar për publikun shqiptar pasi ishte negociator i marrëveshjes së parë më 5 qershor.

Mbledhja e sotme vjen një ditë pas firmosjes së marrëveshjes mes PS-së dhe opozitës parlamentare ku u dakordësuan që të votojnë në seancën e 23 korrikut në Kuvend marrëveshjen e 5 qershorit dhe më 30 korrik ndryshimet kushtetuese.

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

BE do fillojë tarifat hakmarrëse? Meloni në Shtëpinë e Bardhë: Jam këtu për marrëveshje!

Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA mbajtën këtë të enjte mbrëma një takim që duket se ka nisur...

Atentat në Lezhë, vritet brenda lokalit të tij babai i Roan Brahimit

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në fshatin Pllanë të Lezhës. Mësohet se mbeti i vrarë me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai...

“Shqipëria progres të paimagjinueshëm”/ Komisionerja Kos: Do hapen kapituj të rinj

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do vijojë me ritme të shpejta dhe hapja e grupkapitullit të dytë të negociatave, pak ditë...

Zgjedhjet e 11 Majit! Mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para të diasporës

Kanë mbërritur votat e para nga diaspora në vend. Bëhet fjalë për 600 fletë votimi që më së shumti i përkasin qarkut të Dibrës,...

Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim,...

Lajme të tjera

Web TV