Opozita: Rama po shkatërron “zgjedhoren” me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita e Bashkuar ka reaguar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, Opozita e Bashkuar rithekson dhe njëherë se ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Sipas opozitës jashtë parlamentare Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Dhe këto ndryshime po i bën pa përfshirë opozitën politike të vendit, në një proces jo transparent dhe pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.

Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Lexo edhe :  Çështja "Meta", disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,
· pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);
· në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;
· pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;
· në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.
· pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Aventura që për pak u kthye në tragjedi, parashutisti rrëmbehet nga erërat (VIDEO)

Një parashutist në Kinë i shpëtoi për mrekulli një ngjarjeje qw mund tw cconte nw fatalitet, pasi u rrëmbye...

Kush mund ta zëvendësojë Berishën, si kryetar partie?/ Deputeti demokrat jep emrat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis, ka komentuar situatën politike brenda PD. I pyetur nga moderatorja Borakaj se...

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe sfidat si nënë e vetme

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Tuna na hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si...

Marrëveshja me Italinë/ Mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantë

Sot u sollën 27 emigrantë të tjerë nga Italia në Shqipëri. Anija e Marinës Ushtarake italiane, u nis mëngjesin e së martës nga porti...

Pse e ndryshoi papritur avokatin, Ilir Meta?

Ilir Meta ka marrë vendimin për të pasur një avokat të ri, Kujtim Cakranin. Më herët Ilir Meta kishte të njëjtin avokat që ka Sali...

Lajme të tjera

Web TV