Rama: “5 Qershori” votohet nesër dhe hyn në fuqi, Basha po përsërit të njëjtin gabim

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit Politik ka thënë se sipas ekspertëve se nga ndrshimet kushtetuese nuk do të preket asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit, e cila do të votohet nesër në Kuvend.

Rama tha se Basha po përsërit të njëjtin gabim që nuk ndodhet në vendin e duhur në kohën e duhur, si dhe mohoi se nesër do të ketë një mbledhje të Këshillit Politik.

“Ajo që kemi diskutuar me ekspertë në këtë takim të shkurtër ka qenë pikërisht adresimi i atyre çështjeve që u ngritën dje dhe këtu ekspertët dhanë një përgjigje shteruese që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit. 5 qershori votohet nesër dhe hyn në fuqi, ndryshimet kushtetuese votohen më 30 korrik dhe hyjnë në fuqi.  Dhe në raport me trupën e ekspertëve jemi në konsensus dhe sqarimet e tyre janë kuptimplota për të gjithë ne por dhe demokratët.  Kam frikë se Basha po përsërit të njëjtin gabim, të mos qeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Nesër nuk ka asgjë”– tha Rama.

/En.Br./Fjala.al