Elbasan/Shpërthim në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, 3 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në kompaninë Alba gaz.

Nga të dhënat e para mësohet se  3 punonjës kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar drejt spitalit Rajonal të Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se të plagosurit janë Q. M., 61 vjeç O.B. 69 vjeç dhe E.B 42 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Elbasan/ Informacion paraprak

Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e donjë shpërthimit të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Juventus arrin akordin me yllin e Premier Leagu

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

Lajme të tjera

Web TV