Si t’i identifikoni interesat tuaja në karrierë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interesat e karrierës pasqyrojnë preferenca të qëndrueshme për aktivitete të caktuara të punës dhe mjedise të punës. Kur një karrierë është në përputhje me interesin e dikujt, mund të ketë më shumë motivim për të kushtuar përpjekje për zhvillimin e njohurive dhe aftësive përkatëse, vendosjen e synimeve më të larta të lidhura me karrierën dhe ndërmarrjen e veprimeve për të arritur ato synime.

Pasi të keni një ide të fortë për atë që doni të bëni, ende mund të jetë një hap i madh për ta shndërruar atë pasion në një karrierë të vlefshme. Këtu janë disa hapa të thjeshtë për të filluar ndryshimin:

Kujtoni se çka ju pëlqente në moshën e hershme

Shpesh, pasionet tona më të vërteta shfaqen në fëmijëri. Prandaj, mendoni për atë që keni dashur shumë kohë përpara se të shqetësoheshit për karrierën tuaj. Ju pëlqente shkrimi? Eksperimentet shkencore? Të kujdeseni për njerëzit? Kthimi në kontakt me ato instinkte është një hap i rëndësishëm për të gjetur pasionin tuaj.

Largoni fokusin nga paratë

Sigurisht që paratë nuk mund të injorohen, por mos lejoni që presionet financiare të diktojnë zgjedhjet tuaja. Karriera juaj në fund të fundit duhet të çojë në sigurinë financiare, por paranë nuk duhet ta shihni si motivuesin kryesor nëse nuk merrni kënaqësi nga puna që bëni.

Përdorni rrjetet sociale

Fakti se jemi duke jetuar në epokën e rrjeteve sociale është i pamohueshëm. Prandaj, pasi të keni identifikuar se çfarë është ajo që ju pëlqen përdorni rrjetet sociale si Twitter, Facebook dhe LinkedIn, duke u lidhur me njerëzit që ndajnë fusha të njëjta interesi sikur ju. Lexoni blogje, bashkohuni me forume dhe zbuloni se si është në të vërtetë ta bëni atë që doni.

Lexo edhe :  “Gaza, më keq se ferri në tokë”, s’ka ushqim për banorët e uritur

Bëni hulumtime online

Ndani një kohë të caktuar për të shikuar se cilat kurse ju interesojnë. Cilat janë trajnimet që do t’ju ndihmonin në zhvillim të aftësive? Cilat fusha studimi ju pëlqejnë dhe cilat jo? Hulumtimi i këtyre mundësive do t’ju ndihmojë të keni një pikëpamje më të qartë për fushat që keni interesim.

Kërkoni komente nga miqtë

Ndonjëherë nuk mund të jeni gjykatësi/ja më i/e mirë në lidhje me atë që ju bën të lumtur. Prandaj, mos hezitoni t’i pyesni njerëzit që ju njohin ngushtë kur ju dukeni më të lumtur dhe çfarë bëni me entuziazëm. Përgjigjet e tyre mund t’ju habisin.

Mendoni për atë që ju pëlqeni dhe jeni i/e mirë në të

Përqendrohuni në gjërat që i pëlqeni dhe i bëni mirë. Shkruani një listë të preferencave tuaja. Pastaj, ngushtoni listën në tre ose katër gjërat kryesore. Rishikoni atë shpesh dhe përdorni si pikë referimi kur jeni duke planifikuar lëvizjen tuaj të radhës në karrierë.

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV