Ndërkohë që jemi rreth një vit larg zgjedhjeve qendrore, një paralajmërim nga ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim për krerët e partive politike.
Përmes një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se krerët e partive do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën logon e tyre dhe iu bën apel që të mos fyejnë votuesit, mos dëmtojnë demokracinë dhe mos nxitin korrupsion.
“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën logon e tyre. Ju lutemi shqyrtoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin.” shkruan ambasadorja Yuri Kim.
/En.Br./Fjala.al