Yuri Kim takim me presidentin Ilir Meta, fokusi në zhvillimet politike

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka shkuar në Presidencë paraditen e sotme për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta.

Mendohet se focus i takimit është situata politike në vend, dhe kryesisht nisma e opozitës parlamentare e mbështetur nga shumica për hapjen e listave.

Ky takim,  vjen një ditë pas bisedës me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri po për të njëjtën cështje, listat dhe koalicionet.

Lidhur me këto çështje, kreu i shtetit Ilir Meta  ka qenë shumë kritik duke e kundërshtuar nismën duke bërë edhe paralajmërimin se  nëse miratohen ndryshimet Kushtetuese nuk do të njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme të 2021./Fjala.al/Ke.Ba