Arben Malaj: Dalja nga kriza bëhet me dy faza, ja 9 propozimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj përmes një shkrimi ka paraqitur 9 propozime dhe ftesë për shkëmbimin e ideve se si zgjidhet kriza aktuale.

Sipas Malajt, dalja nga kriza bëhet me dy faza: Miratimi i ndryshimeve sipas marrëveshjes së 5 qershorit dhe reformim më i thellë dhe më i plotë për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin dhe administrimin zgjedhor.

Shkrimi i plotë

Si zgjidhet kriza aktuale?!! 9 propozime dhe ftesë për shkëmbim të ideve. Objekti kryesor – rritja e demokracisë funksionale, reduktimi dhe eliminimi i krizave politike.  Aktualisht për vendin tonë prioriteti i prioriteteve është çelja e negociatave të BE-së që është kushtëzuar me 15 kushte dhe më kryesori, që aktualisht është mbi tavolinat e partive politike është miratimi unik dhe i pa cënuar i marrëveshjes së 5 qershorit. Kriza aktuale lehtësohet edhe nga fillimi i diskutimeve për ndryshime potenciale në kushtetutë për sistemin zgjedhor,  për zgjedhjet e ardhshme 2025.

Dalja nga kriza mund të bëhet me dy faza:  Faza e parë – Miratimi ditën e nesërme i ndryshimeve sipas marrëveshjes së 5 Qershorit 2020.  Faza e dytë – Një reformim më i thellë, më i plotë dhe më i mirë studiuar për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin dhe administrimin zgjedhor.

 

Hapja e debatit publik për ndryshimet e ardhshme kushtetuese dhe ligjet respektive mund të përfshijë:

 

  1. Rishikimin e hartës administrative – rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 100:

 

  1. Reduktimin e numrit të deputetëve me rreth 30% nga 140 në 100:

 

  1. Kalimin në sistemin parlamentar me dy dhoma – kërkon diskutim shumë të kujdesshëm:

 

  1. Kalimin në sistemin zgjedhor nga ai aktual në mazhoritar me dy raunde:

 

  1. Diskutimin e opsioneve për nivele të shëndetshme të demokracisë së pragut elekoral:
Lexo edhe :  6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

 

  1. Kalimi me dy raunde i zgjedhjeve për kryetar bashkie:

 

  1. Kalimi me zgjedhje të drejtpërdrejtë i anëtarëve të këshillave bashkiak – demokracia vendore është thelbi i qeverisjes demokratike:

 

  1. Kufizimi me ligj që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor të bëhet të paktën 2 vite përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe çdo ndryshim në administrimin zgjedhor të bëhet 1 vit përpara zgjedhjeve:

9.Administrimi zgjedhor të kryhet nga individë të përzgjedhur jo nga partitë politike, por të trajnuar dhe çertifikuar për njohuritë e tyre edhe juridike për menaxhimin e proceseve elektorale përpara, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.

Keto propozime alternative  jane personale bazuar ne pervojen dhe angazhimet publike dhe politike. Qendrimet PAA jane unike ne qendrimet e opzites se bashkuar. /Fjala.al/Ke.Ba

 

 

 

 

Të fundit

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV