EKSKLUZIVE/ Luajti me Tiranën, Aldo Bushi: Flamurtari meritonte më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri i ri i skuadrës së Flamurtarit, Aldo Bushi, është një nga talentet që po spikat në futbollin shqiptar. Ndonëse në një moshë të vogël, ai ia ka dalë të bëhet pjesë e skuadrës së parë të vlonjatëve dhe të bëjë performanca të mira. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, Bushi ka folur për ndeshjet më të vështira që ka luajtur, ku nuk harron të përmendë atë me Tiranën.

Nga Katerina Tafa

Është vetëm 19-vjeç, por Aldo Bushi ia ka dalë të luajë në disa nga ndeshjet më të vështira të skuadrës së Flamurtarit. Portieri nga Fieri ishte i përzgjedhuri për të mbrojtur portën e vlonjatëve në ndeshjen e fundit të tyre me Tiranën.

Ndonëse pësoi dy gola, Bushi tregoi një formë të lakmueshme dhe ra jo pak në sy për lojën e tij. Vetë lojtari e cilëson si një vlerësim mundësinë e luajtjes përballë ekipit të Tiranës, që është edhe kampioni i Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, gardiani i portës vlonjate ka folur për ecurinë e tij në këtë sport dhe ka treguar pasionin e madh që ka për futbollin,si dhe çfarë e shtyu që të zgjidhte këtë drejtim në jetën e tij.

“Dëshira për të luajtur futboll më ka lindur në një moshë të vogël, kur shihja shumë lojtarë të mëdhenj të talentuar, të cilët luanin ndeshje të mëdha që në ato kohëra. Në këtë mënyrë fillova me një interes të madh t’i përkushtohesha sa më shumë futbollit. Futbolli do të thotë shumë për mua, kam bërë dhe do të bëj një sakrificë të madhe, pasi futbolli është pasioni im.”-tha ai.

Teksa ka folur për rezultatet e ekipit në këtë kampionat, 19-vjeçari u shpreh se ato do të duhej të ishin më të mira.

“Unë mendoj se rezultatet do të duhet të ishin më të mira, por unë personalisht mendoj se kam ecur mirë.”-vijoi Bushi.

Për futbollistin nga Fieri portieri më i mirë shqiptar është Thomas Strakosha, ndërsa në botëështë gardiani i Bayern Munich, Manuel Neuer.

“Për mendimin tim, më i miri është Thomas Strakosha, sepse është një portier i suksesshëm dhe shumë i talentuar, atë do të veçoja. Portieri i kombëtares gjermane dhe i klubit të Bayern Munich, Manuel Neuer, është më i miri në botë dhe idhull për mua.”-u shpreh ndër të tjera Aldo Bushi.

Si ju lindi dëshira për të luajtur futboll?

Dëshira për të luajtur futboll më ka lindur në një moshë të vogël, kur shihja shumë lojtarë të mëdhenj të talentuar, të cilët luanin ndeshje të mëdha që në ato kohëra. Në këtë mënyrë fillova me një interes të madh t’i përkushtohesha sa më shumë futbollit.

Si jeni stërvitur zakonisht dhe si u stërvitët gjatë karantinës?

Zakonisht stërvitem si gjithë futbollistët e tjerë në palestër dhe në fushë, me ekipin përkatës. Për sa i përket karantinës, stërvitja ime ishte individuale. Pavarësisht situatës,ishte një stërvitje intensive për mua, ku përkushtimi ka qenë maksimal për të bërë më të mirën e mundshme.

Çfarë mund të thoni se keni sakrifikuar për të ecur në këtë sport?

Lexo edhe :  Berisha uron Fitër Bajramin: Falja ditën e premte do përcaktohet në ligj dhe në orar

Futbolli do të thotë shumë për mua, kam bërë dhe do të bëj një sakrificë të madhe,pasi futbolli është pasioni im.

Jeni vetëm 19 vjeç dhe ia keni dalë të luani në disa prej ndeshjeve të Flamurtarit. Si e konsideroni këtë gjë, si fat apo rezultat i një pune të madhe?

Është një arritje dhe rezultat, falë punës sime të madhe dhe të ekipit.I vlerësoj shumë këto rezultate.

Ndonëse ekipi i Flamurtarit kishte një sezon negativ, pasi u rrëzua nga Kategoria Superiore, për ju, si konsiderohet ky kampionat?

Unë mendoj se rezultatet do të duhet të ishin më të mira, por unë, personalisht, mendoj se kam ecur mirë.

Si ishte për ju të luanit në ndeshjen me Tiranën, duke ditur që sulmi i bardhebluve këtë sezon ka qenë thuajse i pandalshëm?

Për mua, ishte një gjë e veçantë të luaja kundër ekipit të Tiranës, pasi ishte ekipi që doli kampion i Shqipërisë, dhe të përballesh me atë skuadër do të thotë shumë.

Cilën mund ta konsideroni si ndeshjen më të vështirë deri në këto momente për ju personalisht dhe pse?

Unë mendoj se të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe asnjë prej tyre nuk mund të cilësohet e lehtë, prandaj nuk mund të veçoj një.

Pse mendoni që ju zgjodhën ju dhe jo dikë tjetër, për të luajtur me ekipin kryesor të Vlorës, duke parë edhe moshën?

Besoj se në çdo ekip nuk ka rëndësi mosha sesa i ri apo i vjetërve, por rëndësi ka ajo çfarë jep në fushë.

Brenda Flamurtarit kë shikoni si lojtarin më të mirë dhe pse?

Të gjithë lojtarët e ekipit të Flamurtarit janë të talentuar, por do të veçoja Arinaldo Rrapajn, pasi është shumë i talentuar dhe punon fort për të arritur më të mirën e mundshme.

Çfarë qëllimesh keni për sezonin e radhës, a do të vazhdoni të jeni pjesë e Flamurtarit?

Këtë gjë nuk mund ta them dot se çfarë mund të ndodhë, por e rëndësishme është që ta mbyll këtë kampionat me sukses.

Nëse do të lëviznit diku, ku do të donit të luanit, cila është ajo skuadër shqiptare që ju mendoni se ju përshtatet më shumë?

Mendoj se jam shumë mirë tek ekipi i Flamurtarit dhe nuk do të më pëlqente ta zëvendësoja me ndonjë ekip tjetër.

Po në kampionatet e huaja,cilin do të zgjidhnit?

Do të dëshiroja shumë të luaja në një ekip me kualitet, siç është ai i Milanit.

Portieri më i mirë shqiptar, cili është sipas jush?

Për mendimin tim, më i miri është Thomas Strakosha, sepse është një portier i suksesshëm dhe shumë i talentuar, atë do të veçoja.

Cili është idhulli juaj në botën e futbollit?

Portieri i kombëtares gjermane dhe i klubit të Bayern Munich, Manuel Neuer, është më i miri në botë dhe idhull për mua.

A keni ndonjë mesazh që do të donit ta ndanit me bashkëmoshatarët tuaj?

Po. Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është që të punojnë fort për atë që duan dhe se asnjëherë nuk është vonë për ta realizuar ëndrrën.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar

Në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste te fëmijëve nga janari në mars, shumica e tyre të pavaksinuar. 8...

Gjenden 3 mijë litra karburant në ishullin e Sazanit! Policia nis hetimet për 4 persona

Policia kufitare e Vlorës, arrin të parandalojë një rast të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike. Pas marrjes së informacionit për një mjet të dyshuar...

“Po komunikojmë me Korenë e Veriut”, Trump: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer, ndoshta do të…

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Uashingtoni mban kanale komunikimi me Korenë e Veriut dhe pranoi se në një moment ai mund të komunikojë...

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë kandidatë për deputetë, rolin e tyre...

Moti i keq godet Greqinë, banesa nën ujë e rrugë të bllokuara nga reshjet e shiut

Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Moti i keq ka goditur kryesisht në Kretë. Shumë zona janë përmbytur, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV