Kabo: Turp për ata që sulmojnë Silva Binon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesor Përparim Kabo foli me superlativa për mjeken Silva Bino e cila përveç vlerësimeve gjatë kohës së pandemisë ka marrë edhe kritika nga persona të ndryshëm. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, tha se Bino është një mjeke vërtet e zonja dhe turp për ata që e sulmojnë atë.

-Me një gjuhë gjithë mllef është sulmuar doktoresha Silva Bino. Çfarëështë kjo?

Është mungesë edukate dhe janë pasione të verbra. E para ajo është një grua e cila e ka mbrojtur doktoraturën në Londër. Nuk është argument fjala “kot”, por shpeshherë njerëzit të nervozuar mendojnë se po sulmojnë një njeri që nuk e ka atë lloj edukate shprehin atë dufin që kanë brenda vetes së tyre. Unë do sugjeroja që nëse do kenë një hall dhe një nevojë për t’iu drejtuar një infeksionisti qoftë dhe në Institutin e Shëndetit Publik, le të trokasin në derën e saj. Ajo është një grua që bredh në gjithë Shqipërinë dhe më fal se nuk është etike por do ta them, dhe iu mban erë gjithë feçeve të Shipërisë. E kam pyetur një herë Binon si është ngarkesa bakteriale në Shqipëri? Më mirë mos ta dish më tha. Ka zbuluar një bakterie në një zonë, nuk po e përmend që nuk njihej në literaturë nga organet kompetente duke i vënësi emër emrin e saj.

-Ky ishte bakter që u zbulua për herë të parë?

-E zbuloi për herë të parë./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=GybMCVO0azk

 

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV