Opozita kërkon nesër mbledhje të Këshillit Politik: Dezinformuat publikun, s’kemi refuzuar të diskutojmë asnjë çështje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylybashi dhe Petrit Vasili kanë propozuar sërish mbledhje të Këshillit Politik ditën e nesërme, pasi sipas tyre, Damian Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama dezinformuan opinion publik lidhur me mbledhjen e sotme.

Në emailin drejtuar Gjiknurit, ata shprehen se nuk kanë refuzuar të diskutojmë asnjë çështje dhe se opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill.

Gjiknuri dhe Vasili i theksojnë Gjiknurit se nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nuk ndryshon, atëherë për çfarë po na ftoni të diskutojmë apo dialogojmë?

Tashmë pritet një përgjigje nga mazhoranca nëse do të ketë mbledhje nesër në orën 17:00, për të vijuar dialogun apo jo.

E-mail i plotë:

Z. Gjiknuri,

Duke ndjekur deklarimin tuaj publik dhe të Kryetarit të Partisë Socialiste, shprehim keqardhjen tonë për dezinformimin e opinionit publik në lidhje me qëndrimin e opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Ne nuk kemi refuzuar të diskutojmë asnjë çështje. Opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill.

Sot në mëngjes në Parlament, Kryetari i Partisë Socialiste pohoi se amendamenti kushtetutes i njënanshëm që është depozituar në Kuvend, NUK NDRYSHON, sepse procedura parlamentare nuk e lejon!!! Nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nuk ndryshon, sepse Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon, atëherë për çfarë po na ftoni të diskutojmë apo dialogojmë? Për një amendament që nuk ndryshon?

Ky qëndrim dhe qëndrimi juaj zyrtar sot në Këshill, dëshmon se ju nuk jeni të hapur për diskutime, ndërkohë që Opozita kërkon që diskutimi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke hequr dorë nga FAKTI I KRYER. Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, që nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë fasadë.

Lexo edhe :  Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Kjo është arsye që ne kërkuam që nëse ju keni një çështje që lidhet me zgjedhjet për diskutim, atë duhet ta sillni në Këshillin Politik, për t’u përfshirë të gjithë bashkë në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që lejon një produkt të përbashkët dhe konsensual, dhe jo një produkt që është paracaktuar nga ana juaj dhe ku Opozita politike e vendit është e përjashtuar. Nëse produkti është i paracaktuar në mënyrë të njëanshme dhe është i pandryshueshëm siç ju shpreheni, atëherë ju ribëj me dije se po shkelni Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit, sepse po kryeni ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor pa pyetur, diskutuar dhe marrë mendimin dhe konsensusin e Opozitës politike të vendit, duke zhbërë produktin e përbashkët të 5 Qershorit.

Gjithësesi, në vijim edhe të deklarimit tuaj të pavëretë sot në media, kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik nesër, ora 17:00, për të vijuar dialogun, për çdo çështje, por pa cenuar marrëveshjen e 5 Qershorit.

Mbetem në pritje të konfirmimit tuaj!
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

LaCivita dhe diferenca mes seksit me pagesë dhe një raporti normal

Nga Mero Baze Banalizmi i raporteve personale, duke spostuar mentalitetin klanor të Shqipërisë në SHBA, tregon më së miri se...

“Uragani PD-ASHM ka nisur”/ Blushi në rolin e “falltarit”, parashikon fitoren madhështore

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM dhe njëkohësisht sekretari i PL, Ted Blushi, theksoi se ditën e sotme ka nisur fitorja e opozitës ku...

LaCivita ‘flet’ me gjuhën e Berishës: Po përpiqen të burgosin opozitën, por do dështojnë!

Këshilltari amerikan për fushatën elektorale të PD për 11 Majin, Chris LaCivita e krahasoi Sali Berishën me Donald Trump, duke thënë se socialistët po përpiqen ta...

Afganistan, 4 dënime me vdekje të kryera publikisht, OKB: Jemi të shokuar

Katër persona u ekzekutuan publikisht sot në Afganistan, numri më i lartë në një ditë të vetme që kur talebanët u kthyen në pushtet,...

“Në mëngjes qan viktimat, në darkë feston si kafshë”/ Plas sherri në Parlamentin grek

Parlamenti grek është përfshirë nga tensione të forta mes deputetëve, pas daljes së hetimeve paraprake për tragjedinë me 57 viktima në Tempi, pas përplasjes...

Lajme të tjera

Web TV