Rektori shkarkon zv.kryetaren e Senatit Akademik të UT-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shkarkon nga puna zv.kryetaren e Senatit Akademik, Eliona Kulluri, njëkohësisht zv.dekane dhe pedagoge e Fakultetit të Shkencave Sociale. Në një prononcim për gazetën “Fjala”, pedagogia tregon se shkarkimi ka ardhur pasi ka mbajtur dy mbledhje të Senatit, në mungesë të rektorit. Kulluri thekson se në lidhje me këtë çështje pritet të depozitojë një padi, pasi vendimi i marrë ndaj saj është i padrejtë. Nga ana tjetër, sot pritet të mblidhen anëtarët e Senatit Akademik të UT-së, të cilët do të vendosin nëse vendimi i Konit është i ligjshëm ose jo.

 

Ndonëse ministrja e Arsimit, Besa Shahini, kërkoi bashkëpunimin e rektorit në detyrë të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor, duket se vijojnë përplasjet mes instancave drejtuese në këtë universitet. Kësaj here “lufta” brenda universitetit ka prekur zv.kryetaren e Senatit Akademik, Eliona Kulluri, e cila në datën 17 korrik u njoh me shkarkimin nga puna, vendim i firmosur nga rektori Mynyr Koni. Prof. As. Dr. Eliona Kulluri, ushtron funksionin si pedagoge në Universitetin e Tiranës prej 25 vitesh, aktualisht mban rolin e zv.kryetares së Senatit Akademik, zv.dekane dhe pedagoge e Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Punës dhe Politikave Sociale.

Në një prononcim për gazetën “Fjala”, pedagogia tregon se si u njoh me vendimin, si dhe me arsyen e shkarkimit të saj nga puna. “Njoftimi për shkarkimin më erdhi ditën e premte. Kam ushtruar funksionin tim si zëvendëskryetare e Senatit Akademik, kam drejtuar dy mbledhje të Senatit, në mungesë të rektorit. Mbledhjet e Senatit janë bërë sipas Statutit, me kërkesë të 1/3 të anëtarëve dhe në prezencë të 2/3 dhe të votimit të dy të tretave. Unë thjesht kam drejtuar mbledhjen”, tregon Kulluri.

Në shkresën e shkarkimit të menjëhershëm nga puna, të siguruar nga gazetata “Fjala”, shkresë e cila mban firmën e rektorit Koni, shkruhet se Eliona Kulluri, në cilësinë e zv.kryetarit të Senatit Akademik të UT-së, ka përvetësuar kompetencat e kryetarit të Senatit Akademik, si dhe ka shpërdoruar në mënyrë të hapur detyrën, duke kryer veprime pa delegimin e kompetencave nga ana e kryetarit të Senatit Akademik të UT-së, si dhe në kundërshtim të hapur me ligijn, duke mospërmbushur në mënyrë të rregullt detyrat e saj si zv.kryetare e Senatit Akademik të UT-së, me pasoja të rënda për institucionin. Në lidhje me këtë vendim pedagogia Kulluri shprehet se beson që do të ngrejë një padi lidhur më këtë çështje, por ende nuk e ka bërë këtë gjë.

Mësohet se ditën e sotme 24 anëtarë të Senatit Akademik pritet të mblidhen për të shqyrtuar vendimin e rektorit në detyrë, Mynyr Koni, për shkarkimin nga puna të zv.kryetares së Senatit Akademik, Eliona Kulluri. Në mbledhjen e sotme, anëtarët do të vendosin nëse shkarkimi është i ligjshëm ose jo, vendim i cili mund të shfuqizojë pushimin nga puna të pedagoges prej rektorit Koni. Në lidhje me këtë mbledhje, Kulluri shprehet se e njëjta situatë ndodhi dhe me anëtarët e Komisionit Institucional Zgjedhor dhe Senati rikonfirmoi në detyrë anëtarët, duke e konsideruar vendimin e rektorit të paligjshëm. “Sot pritet të ndodhë ajo që ndodhi dhe me KIZ-in që, duke konsideruar vendimin e paligjshëm dhe të padrejtë të rektorit, Senati do ta hedhë poshtë vendimin e rektorit”, shprehet pedagogia Kulluri.

Lexo edhe :  Rusia pranon se rrëzoi avionin? Putin: Kërkoj falje!

Sindikata e Personelit Akademik Universitar

Në lidhje me këtë shkarkim ka reaguar edhe Sindikata e Personelit Akademik Universitar, e cila shprehet se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Universitetin e Tiranës, si pasojë e përplasjeve mes instancave drejtuese. “Akti i fundit, ai i pushimit të jashtëligjshëm nga puna të anëtares së SPAU/Seksioni FSHS, pedagoges Eliona Kulluri, përkohësisht edhe zv.kryetare e Senatit Akademik UT, konsiderohet nga ana jonë si një akt i pabazuar në ligj dhe i padrejtë”, thekson Sindikata e Personelit Akademik Universitar, teksa nënvizon se akti shkel nenin 68.2 të ligjit 80/2015 dhe nenin 76 të Statutit të UT-së.

Konkretisht, në të dyja nenet theksohet se procedura e heqjes nga puna e personelit akademik për shklje të rënda dhe/ose të përsëritura, bëhet nga rektori me propozim të drejtuesit të njësisë bazë dhe të miratuar nga ana e një komisioni të ngritur nga Senati, pas zhvillimit të një procedure verifikimi.

Sindikata shprehet se në rastin e shkarkimit të pedagoges Eliona Kulluri, një procedurë e tillë nuk është respektuar. “Sindikata shpreh edhe një herë se shkarkimi nga puna akademike, për shkak të pozicioneve të mbajtura nga punonjësi akademik në organet drejtuese, ku ai është veçse përkohësisht i zgjedhur apo emëruar, përbën një shkelje të normave demokratike të UT-së”, thuhet në reagimin e Sindikatës, teksa kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të aktit joligjor të shkarkimit nga puna të pedagoges.

Shkarkimi i anëtarëve të KIZ-it

Debati për zgjedhjet në universitete solli më herët shkarkimin nga puna të pedagogëve që janë pjesë e KIZ-it (Komisionit Institucional të Zgjedhjeve), kryetares, Majlinda Keta, dhe anëtarëve, zv/rektorit, Bernard Dosti, Orjona Muçollarit, Ardian Dokës dhe Eglantina Gishtit. Rektori në detyrë, Mynyr Koni, i shkarkoi pedagogët, pasi, sipas tij, nuk iu bindën urdhrit për zgjedhjet në universitete.

Kujtojmë se në një vendim të posaçëm, në 21 maj 2020, shkarkimi i anëtarëve të KIZ-it, u cilësua i kundërligjshëm nga Senati Akademik i UT-së. Në vendim deklarohej se shkarkimi i anëtarëve të KIZ-it është i pavlefshëm, gjithashtu në pikën 2 të këtij vendimi theksohet se zgjedhja e KIZ-it të ri do të bëhet mbas përfundimit të procesit zgjedhor në UT. “ Për shkak se procesi zgjedhor në UT ka filluar, zgjedhja e KIZ-it të ri do të bëhet mbas përfundimit të këtij procesi për Autoritetet Drejtuese dhe Organin Drejtues në Universitetin e Tiranës”, thuhet në vendimin e Senatit Akademik. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV