Basha mbledh aleatët para mbledhjes së Këshillit Politik, ja çfarë do diskutohet

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë pasditen e sotme në selinë blu aleatët e Partisë Demokratike.

Takimi do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë blu, një orë para mbledhjes së Këshillit Politik.

Në fokus të diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit në vend, në veçanti ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimet që do të ketë Opozita e Bashkuar lidhur me këtë temë.

Më herët gjatë ditës së sotme Basha takoi presidentin Ilir Meta pikërisht për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politik, ku Meta i kërkoi opozitës të vijojë dialogun.

/En.Br./Fjala.al