Pas mbledhjes me aleatët, kreu i PD-së ka bërë publike qëndrimin e Opozitës së Bashkuar lidhur me ndryshimet kushtetuese që do të votohen më 30 korrik në Kuvend.
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se opozita jashtë parlamentare do të mbështesë hapjen 100 % të listave por me kushtin që koalicionet të qëndrojnë kështu siç janë.
Kryeopozitari deklaroi se ky qëndrim do të shtrohet sot në Këshillin Politik nga përfaqësuesit Bylykbashki dhe Vasili
“Marrëveshja e 5 qershorit më në fund u votua ditën e djeshme në Kuvend, është një bazë ëpr zgjedhje normale, por nuk është ajo që donim ne. Është një marrëveshje e arritur në bashkëpunim me ndërkombëtare. Dua të përshëndes qëndrimet e ndërkombëtarëve ditën e djeshme pas miratimit të marrëveshjes. Opozita e bashkuar është kundër çdo ndryshimi kushtetues unilateral. Këshilli Politik është vendi ku mund të diskutohen të gjitha çështjet. PS ka ndryshuar disa herë qëndrim për listat e hapura dhe
Dua të njoftoj opozitën e bashkuar ka mandatuar sot Bylykbashki dhe Vasili që sot në këshillin Politik të deklarojnë e se: Opozita do të mbështesë hapjen 100% të listave dhe të mos preken koalicionet. Ky propozim do të parashtrohet në tryezën e Këshillit Poltik.” tha Basha.
/En.Br./Fjala.al