Meta dekreton ligjin për pasuritë e konfiskuara: Administrimi i tyre në fokus të institucioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

President i vendit, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për administrimin e pasurive të konfiskuara të krimit.

Meta është shprehur se mirëpret synimin e kësaj nisme ligjore për ndryshimet e procedurës në administrimin e këtyre aseteve, të vëna në mënyrë të paligjshme dhe të konfiskuara më pas nga shteti.

Dekreti i Presidentit:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.

Synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kriminale, duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre.

Gjithashtu, përshëndetet parashikimi në ligj për rritjen e mbështetjes financiare në funksion të misionit primar të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprave penale. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris...

Fridrih Niçe, tragjedia e një mendimtari që sfidoi botën

Nga Leonard Veizi Në thellësitë e natës, kur yjet duken si pika shprese në errësirë, lindin shpeshherë shpirtrat që sfidojnë ligjësitë e botës. Këta njerëz...

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe,...

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët...

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat...

Lajme të tjera

Web TV