Moto GP/ Dëmtimet, edhe dy të tjerë “kalojnë klasën”. Puig turbullon ujërat me deklaratën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej dëmtimit të kampionit të botës, Mark Markez, edhe piloti i skuadrës kliente të “Honda”-s, Kal Kraçlou, iu nënshtrua kontrolleve mjekësore të enjten në kyçin e dorës së djathtë, të cilën e theu në një përplasje në xhiron e nxemjes të dielën dhe është konsideruar i gatshëm për të garuar.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, pas operacionit të Markezit, kreu i ekipit të “Honda”-s, Albeto Puig, tha që ai priste që piloti britanik i skuadrës së “LCR Honda” të jetë në gjendje të garojë këtë fundjavë. Ndërkohë, një tjetër pilot i Moto GP-së ka marrë marrë miratimin e mjekëve për të gatuar në fundjavë.

Aleks Rinsi i Suzuki është cilësuar gjithashtu i gatshëm për të garuar këtë fundjavë, pasi e nxori nga vendi dhe e theu shpatullën e djathtë, në një përplasje të shpejtë në provat zyrtare të së shtunës së kaluar. Duke iu nënshtruar menjëherë ndërhyrjes, “Suzuki” bëri të ditur një postim në mediat sociale në fillim të kësaj jave se Rinsi tashmë po e merrte veten.

Fabio Kuartararo i skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”-it, kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve të nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP, pasi korri për herë të parë një fitore fundjavën e kaluar, me Maverik Vinjalesin e “Jamaha”-s zyrtare dhe Andrea Doviciozon e “Dukati”-t që plotësuan podiumin.

Ndërkohë, kreu i skuadrës së “Honda”-s, Alberto Puig, shkaktoi polemika në fillim të kësaj fundjave, kur ai bëri komente që sugjeronin që fituesi i titullit botëror të këtij viti do të kishte më pak vlerë, nëse Mark Markezi do privohej nga mundësia, për shkak të dëmtimeve, të mos merre pjesë në gara./Fjala.al/

Lexo edhe :  Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

 

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV